Arriti në 35.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 35.456 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza po ashtu njoftoi se të paktën 79.476 palestinezë të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. “Sulmet izraelite vranë 70 persona dhe plagosën […]

Arriti në 35.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Gaza, Palestinezët që jetojnë në Beit Lahia vazhdojnë jetën e tyre të përditshme mes sulmeve izraelite. Foto: Mahmoud Issa/ Anadolu Agency

Të paktën 35.456 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza po ashtu njoftoi se të paktën 79.476 palestinezë të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.

“Sulmet izraelite vranë 70 persona dhe plagosën 110 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në enklavën palestineze pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për “gjenocid” nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi, si dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.