Biblioteka lëvizëse arriti në Tetovë, ka mbi 1 mijë tituj (Video)

Në Tetovë sot është vendosur biblioteka me rrota apo e njohur si “READ on Wheels”, të cilën do të mund t’i shfrytëzojnë qytetarët, shkruan Portalb.mk. Biblioteka në rrota (minibus) është e pajisur me rreth 1.000 libra në disa gjuhë, me autorë/e nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Turqia. E njëjta sot iu dorëzua […]

Biblioteka lëvizëse arriti në Tetovë, ka mbi 1 mijë tituj (Video)
Biblioteka lëvizëse, “READ on Wheels” në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Tetovë sot është vendosur biblioteka me rrota apo e njohur si “READ on Wheels”, të cilën do të mund t’i shfrytëzojnë qytetarët, shkruan Portalb.mk.

Biblioteka në rrota (minibus) është e pajisur me rreth 1.000 libra në disa gjuhë, me autorë/e nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.

E njëjta sot iu dorëzua Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA” nga ambasadori i Bashkimit Evropian në RMV David Geer, dhe drejtuesit e Institutit Goethe.

“Jemi shumë krenarë me këtë nismë e cila do të jetë një bibliotekë lëvizëse dhe me ngjarje që do të udhëtojë brenda vendit, dhe të bëjë atë që librat e bëjnë më së miri, që është të mbledhë njerëzit bashkë, brenda komuniteteve të ndryshme, brenda kulturave të ndryshme, t’i ndihmojë njerëzit të mësojnë nga njëri tjetri, të ju mësojë atyre se çfarë do të thotë të jesh dikush tjetër“, tha euroambasadori David Geer.

Biblioteka ka libra për fëmijë dhe të rritur.

“Në tre vitet e kaluara biblioteka lëvizëse ka qenë në të gjithë këto shtete, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Serbi, Turqi dhe Shqipëri. Tani e kemi nderin të ja dorëzojmë LOJA-s”, tha Marija Çorbeva nga Instituti Goethe.

Kjo bibliotekë është pjesë e projektit READ i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“LOJA do të bëjë maksimumin që të bëjë aktivitete kualitative për të cilën jemi edhe të njohur dhe besoj se nuk ka një ogur më të mirë për hapjen e qendrës se sa të fillojë me këtë aktivitet“, tha Bujar Luma drejtor i LOJA-s.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të aktiviteteve të hapjes zyrtare e Shtëpisë së Evropës (Europe House) në Tetovë, e cila do të vijojë gjatë gjithë ditës.