“Duam 50 mijë €”, u liruan emigrantët e marrë peng në Malin e Zi, u publikua video

Informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe Europol, në bashkëpunim me policinë malazeze, kanë bërë të mundur mundur identifikimin dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë në Malin e Zi, të cilët ishin marrë peng, raporton EuroNews. Personat që i mbajtën peng ishin 2 emigrantë afganë, të cilët u lokalizuan dhe arrestuan nga policia […]

“Duam 50 mijë €”, u liruan emigrantët e marrë peng në Malin e Zi, u publikua video
Kalimi kufitar ndemjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, Hani i Hotit - Bozhaj. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe Europol, në bashkëpunim me policinë malazeze, kanë bërë të mundur mundur identifikimin dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë në Malin e Zi, të cilët ishin marrë peng, raporton EuroNews.

Personat që i mbajtën peng ishin 2 emigrantë afganë, të cilët u lokalizuan dhe arrestuan nga policia malazeze, pas ndihmës së dhënë dhe nga homolog shqiptarë.

Pengmarrësit i kërcënonin pengjet e tyre me armë dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

“Nga hetimet e policisë shqiptare dhe asaj malazeze, në kuadër të operacionit të koduar “Kidnapping”, dyshohet se këta dy prej pengmarrësve shtetas janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Nga një video e publikuar nga policia, shihen emigrantët me duart e lidhura, të cilët dhunohen barbarisht nga pengmarrësit.