OKB: U mbyllën objektet e pastrimit të ujit në Gaza pasi nuk ka karburant

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se në Rripin e Gazës janë mbyllur objektet e pastrimit të ujit “sepse pothuajse nuk ka karburant”, transmeton Anadolu. Në deklaratën me shkrim të UNRWA-së thuhet se në zonën e aksesueshme për njerëzit nuk ka ujë të mjaftueshëm. “Objektet e pastrimit të ujit u mbyllën sepse nuk […]

OKB: U mbyllën objektet e pastrimit të ujit në Gaza pasi nuk ka karburant
Gaza, Palestinezët që jetojnë në Beit Lahia vazhdojnë jetën e tyre të përditshme mes sulmeve izraelite. Foto: Mahmoud Issa/ Anadolu Agency

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se në Rripin e Gazës janë mbyllur objektet e pastrimit të ujit “sepse pothuajse nuk ka karburant”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të UNRWA-së thuhet se në zonën e aksesueshme për njerëzit nuk ka ujë të mjaftueshëm.

“Objektet e pastrimit të ujit u mbyllën sepse nuk kishte karburant të mjaftueshëm në rajon. Familjet dhe fëmijët ecin në distanca të gjata në vapë për të gjetur ujë. Njerëzit kanë nevojë për ujë për të jetuar. Autoritetet izraelite duhet të sigurojnë akses (në ujë) tani”, theksohet në deklaratë.

UNRWA njoftoi më parë se Rripi i Gazës, i cili është nën sulmet izraelite prej 8 muajsh “është kthyer në rrënoja dhe familjet palestineze po përpiqen të mbijetojnë në kushte çnjerëzore me mungesë ushqimi, uji dhe materialesh”.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 36.550 palestinezë, përfshirë të paktën 15.328 fëmijë dhe 10.171 gra ndërsa 82.959 u plagosën.

Derisa raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke sulmuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.