Dy përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dështuan, pasdite do të ketë një tjetër votim

Për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kërkohen gjashtë nga nëntë votat e anëtarëve të gjykatës, pra ai duhet të zgjidhet me dy të tretat e shumicës. Jozyrtarisht mësohet se Tatjana Vasiq-Bosaxhieva ka marrë pesë vota, kurse Ana Pavlovska-Daneva katër. Të dyja gjyqtaret nuk heqin dorë nga kandidatura, gjë që mund të jetë zgjidhje e […]

Dy përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dështuan, pasdite do të ketë një tjetër votim
Dobrilla Kacarska, gjykatëse e krimit të organizuar pranë Gjykatës Themelore Penale, Shkup, RMV. Foto nga Teuta Buçi/Portalb.mk

Për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kërkohen gjashtë nga nëntë votat e anëtarëve të gjykatës, pra ai duhet të zgjidhet me dy të tretat e shumicës. Jozyrtarisht mësohet se Tatjana Vasiq-Bosaxhieva ka marrë pesë vota, kurse Ana Pavlovska-Daneva katër. Të dyja gjyqtaret nuk heqin dorë nga kandidatura, gjë që mund të jetë zgjidhje e situatës, transmeton Portalb.mk.

Pasdite seanca e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit duhet të vazhdojë me tentativën e tretë duke votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të gjykatës.

Kryetares aktuale Dobrilla Kacarskës i mbaron mandati trevjeçar.

Për postin e kreut të këtij institucioni konkurrojnë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq-Anastasovska dhe Ana Pavlovska-Daneva.

Që të zgjidhet kryetari i ri duhet pas tij të rreshtohen së paku gjashtë gjyqtarë, kështu që këtu do të jetë e nevojshme edhe përkrahja e Naser Ajdarit, Osman Kadriut, Darko Kostadinovskit, Fatmir Skënderit.

Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media dje (29.05.2024), prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërcënimet që u bënë drejtuar asaj në periudhën e kaluar.

“Prej disa vitesh kam marrë kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht. Por nuk kam raportuar kurrë më parë sepse kam menduar se këto janë raste të izoluara. Nuk doja të ngarkoja publikun apo forcat e rendit”, tha Kacarska.