Evropianët sytë nga televizori, sonte finalja e Eurovizion 2024

Sonte (11 maj) me fillim në ora 21:00 mbahet finalja e madhe e Eurovizion 2024. 26 shtete garojnë për vendin e parë dhe nikoqirin e vitit të ardhshëm të festivalit, shkruan Portalb.mk. Në finale do të performojnë 20 shtetet të cilat u kualifikuan nga dy gjysmëfinalet, pesëshja e madhe (Franca, Italia, Gjermania, Spanja dhe Britania […]

Evropianët sytë nga televizori, sonte finalja e Eurovizion 2024
Eurovizion 2024. Foto: Erurovision Song Contest (Facebook)

Sonte (11 maj) me fillim në ora 21:00 mbahet finalja e madhe e Eurovizion 2024. 26 shtete garojnë për vendin e parë dhe nikoqirin e vitit të ardhshëm të festivalit, shkruan Portalb.mk.

Në finale do të performojnë 20 shtetet të cilat u kualifikuan nga dy gjysmëfinalet, pesëshja e madhe (Franca, Italia, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe) si dhe fituesi i vitit të kaluar, Suedia.

Kjo është radhitja se si do të performojnë shtetet në finale.

Rradhitja e shteteve në finalen e Eurovizion 2024. Foto: Eurovision Song Contest (Facebook)
Rradhitja e shteteve në finalen e Eurovizion 2024. Foto: Eurovision Song Contest (Facebook)

Si shtete që shihen pretendente për fitore këtë vit janë Kroacia, Izraeli, Zvicra, Franca, Irlanda dhe Ukraina.

Votimi nga shtetet jo pjesëmarrëse bëhet përmes platformës online www.esc.vote. Ndërkaq shtetet të cilat marrin pjesë në festival, mund të votojnë edhe përmes mesazheve. Votimi do të hapet pas interpretimit të këngës së fundit dhe do të jetë i hapur për rreth 40 minuta.

Shqipëria e cila u përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” këtë vit nuk arriti të kualifikohet në finale.

Maqedonia e Veriut për herë të dytë radhazi që nga viti 2004 nuk merr pjesë në festival.

As Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion pasi transmetuesi i tyre publik RTK nuk është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).

Eurovizioni këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’, e cila edhe në vitin 2012 Suedisë i solli fitoren me këngën ‘Euphoria’, kështu duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.

Eurovizioni sivjet realizohet në masa të mëdha sigurie nga ankesat për pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të bombardimit të Gazës. Në Evropë janë bërë thirrje dhe protestandryshme për të përjashtuar Izraelin nga gara.