Gërvalla publikon foto me Bislimin dhe ministrat nga gara e kërcimeve në Ujman: Kosova është një dhe e pandarë

Në nderim të ditës së Policisë së Kosovës dje në liqenin e Ujmanit u mbajt gara e kërcimeve në ujë. Për të parë nga afër këtë garë ishin prezent disa zyrtarë të kabinetit të Qeverisë Kurti, si dhe deputetë të VV-së, por jo vet kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për një […]

Gërvalla publikon foto me Bislimin dhe ministrat nga gara e kërcimeve në Ujman: Kosova është një dhe e pandarë
gervalla-publikon-foto-me-bislimin-dhe-ministrat-nga-gara-e-kercimeve-ne-ujman:-kosova-eshte-nje-dhe-e-pandare

gervalla-publikon-foto-me-bislimin-dhe-ministrat-nga-gara-e-kercimeve-ne-ujman:-kosova-eshte-nje-dhe-e-pandare

Në nderim të ditës së Policisë së Kosovës dje në liqenin e Ujmanit u mbajt gara e kërcimeve në ujë.

Për të parë nga afër këtë garë ishin prezent disa zyrtarë të kabinetit të Qeverisë Kurti, si dhe deputetë të VV-së, por jo vet kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për një vizitë.

Nga fotot e publikuara nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla shihen se dje te liqeni i Ujmanit ishin prezent, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrat Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Elbert Krasniqi, Rozeta Hajdari si dhe deputetët Fitore Pacolli, Artan Abrashi, shkruan Reporteri.net.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “gara e kërcimtarëve profesionistë u bë simbol i vendosmërisë së popullit tonë”.

“Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Në urën e parë të Liqenit të Ujmanit, teksa shënuam Ditën e Rënies së Policëve të Kosovës në Kryerje të Detyrës. Në këtë vend mahnitës, ku liqeni, bjeshkët dhe natyra bashkohen në harmoni të përkryer, gara e kërcimtarëve profesionistë u bë simbol i vendosmërisë së popullit tonë.

Të qëndrosh këtu dhe të shijosh bukurinë e liqenit, emocionet e qytetarëve të shumtë të pranishëm, dhe qëndresën e njerëzve tanë në veri, është një ndjenjë që të bën të besosh në fuqinë e pakrahasueshme të vendosmërisë sonë, qytetarëve tanë që nuk u dorëzuan kurrë, por qëndruan të palëkundur në besimin se Kosova është një dhe e pandarë, e të gjithë qytetarëve të saj, pa asnjë dallim.

Kosova është shtet me demokraci të konsoliduar dhe shembull i respektit dhe tolerancës ndaj komuniteteve pakicë.

Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe.