Hisja 945 milionëshe e Kosovës në Planin e Rritjes, Qeveria e çon në Bruksel një draft me reformat që i synojnë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar Kosova ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes, ku Kosova ka pjesë 945 milionë euro. Ai përmes një postimi në Facebook, të enjten ka thënë se së shpejti ajo do të miratohet edhe në nivel […]

Hisja 945 milionëshe e Kosovës në Planin e Rritjes, Qeveria e çon në Bruksel një draft me reformat që i synojnë
hisja-945-milioneshe-e-kosoves-ne-planin-e-rritjes,-qeveria-e-con-ne-bruksel-nje-draft-me-reformat-qe-i-synojne

hisja-945-milioneshe-e-kosoves-ne-planin-e-rritjes,-qeveria-e-con-ne-bruksel-nje-draft-me-reformat-qe-i-synojne

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar Kosova ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes, ku Kosova ka pjesë 945 milionë euro.

Ai përmes një postimi në Facebook, të enjten ka thënë se së shpejti ajo do të miratohet edhe në nivel të Qeverisë.

“Vendi ynë është i pari në rajon i cili e ka përmbushur këtë hap dhe dërguar këtë dokument drejt Bashkimit Evropian, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes, angazhimit e përkushtimit në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe përfitimit nga dritarja e mundësisë që ofron kjo iniciativë e BE-së”, ka thënë Bislimi.

Tutje, Bislimi ka deklaruar se sektorët kyç të prekur e fokusuar janë ato të qeverisjes së mirë.

“Sektorët kyç të prekur e fokusuar janë ato të qeverisjes së mirë dhe administratës publike, tranzicioni drejt energjisë së ripërtëritshme dhe digjitalizimit, zhvillimi i sektorit privat dhe ambientit të të bërit biznes, zhvillimi dhe ruajtja e kapitalit njerëzor, dhe sundimi i ligjit, e ku parashihet realizimi i rreth 30 reformave dhe mbi 100 aktiviteteve, të shtrira përgjatë një periudhe kohore 3 deri në 4 vjeçare”.

“Hapi i radhës është përfundimi i listës së projekteve, e ku puna po vijon në negociata dhe konsultime me institucionet e Bashkimit Evropian. Vendi ynë pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes një shumë prej rreth 945 milionë euro, të cilat do shërbejnë në zbatimin e reformave dhe projekteve investive. Kosova në vazhdimësi po shfaq vullnetin e saj jo vetëm për integrim të plotë e sa më parë në familjen evropiane bazuar në norma meritokracie, por edhe gatishmërinë në arritjen e standardeve evropiane e përmbushjen e reformave të nevojshme”, ka deklaruar Bislimi. /Gazeta Express