Akil Gjakova pritet sonte të dorëzohet në polici

Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të njëjtën ditë. Gazeta Insajderi mëson nga burimet e saja se Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në stacionin policor, pasi po dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”. Policia e Kosovës sot shpalli […]

Akil Gjakova pritet sonte të dorëzohet në polici
akil-gjakova-pritet-sonte-te-dorezohet-ne-polici

akil-gjakova-pritet-sonte-te-dorezohet-ne-polici

Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të njëjtën ditë.

Gazeta Insajderi mëson nga burimet e saja se Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në stacionin policor, pasi po dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Policia e Kosovës sot shpalli person në kërkim xhudistin pejan, duke u kërkuar qytetarëve ndihmën e tyre që ta gjejnë atë.

Insajderi raportoi ekskluzivisht për Gjakovën, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Federatës së Xhudos e Kosovës, Agron Kukën, mirëpo i njëjti ka refuzuar të flasë. Kuka ka refuzuar të prononcohet për Insajderin kur mediumi kërkoi ta pyes lidhur me Gjakovën nëse është kthyer në Kosovë, pas vizitës së tij në Hungari. Ai ka pretenduar se Insajderi s’po e raporton vërtetësinë e ngjarjes, por kur është pyetur se si është e vërteta ka hezituar të flasë.

Insajderi raportoi ekskluzivisht për dyshimet për dhunë ndaj gruas nga ana e Gjakovës.

Aurora Mulhaxha, avokatja e gruas së xhudistit, Akil Gjakova, i cili po dyshohet për dhunë në familje ka folur për herët të parë ekskluzivisht për Gazetën Insajderi lidhur me gjendjen që ka klientja e saj. Sipas avokates, e dëmtuara ka pasur në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti i saj. Përpos burrit të saj, sipas avokates, dhunë kanë ushtruar edhe familjarët e tjerë të xhudistit kosovar, Akil Gjakova.

“Përveç bashkëshortit, e njejta ka pas dhunë edhe nga anëtarët tjerë por nuk dua të nderhyje ne hetime te organeve te ndjekjes”, thotë Mulhaxha. /Insajderi.org/