Inspektorati rrënon objektin në Dragodan për të cilin kishte raportuar Front Online

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Prishtinës ka nisur rrënimin e një objekti për të cilin ditë më parë kishte raportuar Front Online. Në njoftimin e drejtorisë së Inspeksionit thuhet se pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore […]

Inspektorati rrënon objektin në Dragodan për të cilin kishte raportuar Front Online
inspektorati-rrenon-objektin-ne-dragodan-per-te-cilin-kishte-raportuar-front-online

inspektorati-rrenon-objektin-ne-dragodan-per-te-cilin-kishte-raportuar-front-online


Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Prishtinës ka nisur rrënimin e një objekti për të cilin ditë më parë kishte raportuar Front Online.

Në njoftimin e drejtorisë së Inspeksionit thuhet se pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.