Ish-zv.ministri i Bujqësisë: Investimet në bujqësi kanë shkuar në “baltë”

Ish-zv.ministër i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për politikat në subvencionimin e fermerëve. Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se krejt këto investime në Bujqësi kanë shkuar në ‘baltë’.  “Subvencionet të cilat ministri Faton Peci po mburret me funksionimin e fermerëve për të gjitha fushat nuk ka analizë të […]

Ish-zv.ministri i Bujqësisë: Investimet në bujqësi kanë shkuar në “baltë”
ish-zv.ministri-i-bujqesise:-investimet-ne-bujqesi-kane-shkuar-ne-“balte”

ish-zv.ministri-i-bujqesise:-investimet-ne-bujqesi-kane-shkuar-ne-“balte”

Ish-zv.ministër i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për politikat në subvencionimin e fermerëve.

Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se krejt këto investime në Bujqësi kanë shkuar në ‘baltë’.

 “Subvencionet të cilat ministri Faton Peci po mburret me funksionimin e fermerëve për të gjitha fushat nuk ka analizë të qarta, krejt këto investime e subvencionime shkojnë në baltë. Çmimet janë bërë të papërballueshme. Ministri Peci me Murati duhet të hartojnë politika fiskale që t’i favorizojnë produktet vendore. Me grante nuk bëjnë zgjidhje, vetëm po i mashtrojnë fermerët se nuk mundësh të bësh zgjidhje pa sigurinë në tregun vendor”, deklaron Krasniqi.

Ish-zv.ministri i Bujqësisë ka treguar arsyen se pse po ndodh ngritja e çmimeve tek produktet bujqësore.

“Ngritja e çmimeve është si pasoje që të njëjtën kohë importohen produktet tjera që nga vendet që vijnë shteti nga i cili vjen ka benefite, nuk ka barrierë doganor nuk tatimohet dhe ai vjen brenda shtetit tënd dhe të bënë konkurrencë. I njëjti produkt merr kosto për të dal në tregje dhe nuk mundët me i rezistu atyre produkteve që vinë nga shtetet tjera. Shteti ynë për produktet sezonale duhet me marr masa që kohën kur të dalin në tregje me pas benifite ”, tregoi Krasniqi.