Komuna e Tetovës hapi strehimoren për qentë endacak

Komuna e Tetovës njoftoi se në fshatin Ratajë është hapur strehimorja për qentë endacak një ndër strehimoret e rregulluara sipas standardit të nevojshëm. Nga komuna thanë se, ky problem ishte një nga problemet më të mëdha që kanë trashëguar nga autoritetet e më hershme, por edhe sfidë për ta si pushtet local që të gjejnë […]

Komuna e Tetovës hapi strehimoren për qentë endacak
Strehimorja për qen endacakë në Tetovë/Foto nga profili i Bilall Kasamit në Facebook

Komuna e Tetovës njoftoi se në fshatin Ratajë është hapur strehimorja për qentë endacak një ndër strehimoret e rregulluara sipas standardit të nevojshëm. Nga komuna thanë se, ky problem ishte një nga problemet më të mëdha që kanë trashëguar nga autoritetet e më hershme, por edhe sfidë për ta si pushtet local që të gjejnë më në fund zgjidhjen e duhur për këtë çështje, transmeton Portalb.mk.

“Tani duhet të jemi njerëzorë si qytetarë dhe në vend që të lëmë qentë në rrugë, u bëjmë apel të gjithëve që kanë mundësi të adoptojnë ndonjë nga qentë mund ta bëjnë, që dhe ata të kenë një shtëpi të tyren dhe njerëz që do kujdesen për to. Ne vazhdojmë të zgjidhim çdo problem të komunës sonë, me përgjegjësi dhe përkushtim për qytetin dhe qytetarët e Tetovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkohë, kryetari i komunës, Bilall Kasami përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se, qentë e pastrehë do t’i nënshtrohen trajtimit maksimal njerëzor që përfshin kapjen e tyre, transportin në spital, pritjen dhe ekzaminimin nga një veteriner i certifikuar, testin e socializimit, ekzaminimin laboratorik për sëmundje të caktuara, identifikimin dhe mbajtjen e shënimeve (çipe dhe etiketë në vesh), sterilizimin, tredhjen, akomodimi, trajtimi dhe kujdesi pas operacionit, si dhe vaksinimi i duhur.

Komuna e Tetovës kohë më parë kishte njoftuar se ka në plan ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë, e cila u paralajmërua edhe në vitin 2023, por që nuk u realizua. Zgjidhja tjetër shihet edhe ndërtimi i strehimores rajonale për të gjitha komunat e Pollogut, por ky projekt zvarritet me vite.

Kujtojmë që vitin e kaluar (2023) në Tetovë u regjistruan 73 raste të kafshimeve nga qentë endacakë.