Krasniqi: Qeveri e skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti

Deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve pë ambalazhuesit e ujit. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Qeveria ka vjedhur në rezervat shtetërore. “Këta që vodhën në rezerva shtetërore, që vodhën në KEK, me Nagipin […]

Krasniqi: Qeveri e skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti
krasniqi:-qeveri-e-skandaleve-dhe-korrupsionit-te-udhehequr-nga-albin-kurti

krasniqi:-qeveri-e-skandaleve-dhe-korrupsionit-te-udhehequr-nga-albin-kurti

Deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve pë ambalazhuesit e ujit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Qeveria ka vjedhur në rezervat shtetërore.

“Këta që vodhën në rezerva shtetërore, që vodhën në KEK, me Nagipin e me pare të Serbisë me Martinin, nuk po u ndalen skandalet e hajnisë. Sot, prokuroria nisi hetimet pas publikimeve të Albanian Post lidhur me skandalin e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kjo Qeveri është e skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës” sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen se që “12 katët” kanë vend”, shtoi ajo.