Makina merr para tavolinat e lokalit, një viktimë dhe disa të plagosur në Paris

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një automjet përfundoi në ambientet e jashtme të një lokali në Paris, duke marrë para tavolinat. Sipas mediave të huaja tre prej personave të aksidentuar janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Autoritetet [...]Read More...

Makina merr para tavolinat e lokalit, një viktimë dhe disa të plagosur në Paris

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një automjet përfundoi në ambientet e jashtme të një lokali në Paris, duke marrë para tavolinat.

Sipas mediave të huaja tre prej personave të aksidentuar janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Autoritetet kanë arrestuar pasagjerin që ndodhej gjithashtu në makinë.

Sipas informacioneve rezulton se ishin në gjendje të dehur.

/abcnews.al/