“Mirë që nuk na morën kokën”/ Adrola Dushit i ndodh e papritura

Modelja e njohur, Adrola Dushi është përballur më një situatë aspak të këndshme ditën e sotme. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Adrola ka bërë me dije se teksa ka qenë një një udhëtim në Romë, ajo ka rënë pre e vjedhjes. Personazhi i njohur televiziv ka publikuar fotografinë një […]

“Mirë që nuk na morën kokën”/ Adrola Dushit i ndodh e papritura

Modelja e njohur, Adrola Dushi është përballur më një situatë aspak të këndshme ditën e sotme.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Adrola ka bërë me dije se teksa ka qenë një një udhëtim në Romë, ajo ka rënë pre e vjedhjes.

Personazhi i njohur televiziv ka publikuar fotografinë një pasaporte emergjente që është pajisur për shkak se i kanë vjedhur atë origjinalen.

“Rome e bukura Romë”, ka shkruar Adrola. “Mirë që nuk na morën kokën të paktën”, shton më tej modelja, duke vënë gjithashtu edhe ikonën e nerveritjes.