Munishi takon Dakun: “Plasni servila, këqyrne tash në TV”

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani. Në listën prej 27 futbollistëve bën pjesë edhe emrin i Mirlind Dakut. Në lidhje me këtë, ka reaguar Ismet Munishi, i cili ishte i lumtur për ftesën për Dakun, e të […]

Munishi takon Dakun: “Plasni servila, këqyrne tash në TV”

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Në listën prej 27 futbollistëve bën pjesë edhe emrin i Mirlind Dakut.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Ismet Munishi, i cili ishte i lumtur për ftesën për Dakun, e të njëjtën kohë i thumboi të tjerët që nuk i besun kur e ngriste zërin për ta ftuar sulmuesin në Kombëtaren e Kosovës.

‘’O veq muni me plas o servila , se ky djali ka me kall Evropen’’.

‘’Nuk e ngojshi Baben , tash kqyrni Tv’’

Shqipëria do të jetë në grupi B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.