NATO vë në dispozicion 1.1 miliardë euro për kompanitë e inteligjencës artificiale, robotëve dhe hapësirës

Fondi i Inovacionit të NATO-s, sot ka konfirmuar se ka investuar në katër kompani teknologjike Evropiane, për mbrojtje dhe siguri. Kompanitë e përfshira në këtë investim janë prodhues bashkëkohor të teknologjive të fundit, dhe të njëjtat do të përfitojnë rreth 1.1 miliardë euro, shkruan PcWorld. Një konsorcium aleatësh të NATO-s konfirmuan grupin e parë të […]

NATO vë në dispozicion 1.1 miliardë euro për kompanitë e inteligjencës artificiale, robotëve dhe hapësirës
NATO, foto nga UK Delegation to NATO

Fondi i Inovacionit të NATO-s, sot ka konfirmuar se ka investuar në katër kompani teknologjike Evropiane, për mbrojtje dhe siguri. Kompanitë e përfshira në këtë investim janë prodhues bashkëkohor të teknologjive të fundit, dhe të njëjtat do të përfitojnë rreth 1.1 miliardë euro, shkruan PcWorld.

Një konsorcium aleatësh të NATO-s konfirmuan grupin e parë të kompanive të cilave ju sigurua një financim si pjesë e një fondi inovacioni prej 1.1 miliardë eurosh. Aleanca zbuloi fondin në Verën e 2022, disa muaj pas pushtimit Rus të Ukrainës, duke premtuar të investojë në teknologji të cilat do të përmirësonin mbrojtjen e saj.

Ditën e Martë, Fondi i Inovacionit të NATO-s konfirmoi se ka investuar direkt në katër kompani teknologjike Evropiane të cilat do ta ndihmonin të adresonte sfidat e saj në mbrojtje dhe siguri. Prej financimit do të përfitojnë Fractile AI, një prodhues Britanik i çipeve kompjuterike për të ndërtuar modele AI të ngjashme me ato që fuqizojnë ChatGPT, si dhe ARX Robotics, një kompani Gjermane e cila dizajnon robotë të automatizuar me funksione nga mbajtja e ngarkesave tek mbikëqyrja.

Dy startupet e tjera që përfituan ishin prodhuesi Britanik iCOMAT i cili ndërton pjesë të lehta për automjetet, dhe Space Forge, një kompani nga Uellsi e cila punon në kushtet hapësinore si mikrograviteti dhe vakumi për të ndërtuar gjysmëpërçues për tu përdorur në hapësirë. Fondi gjithashtu bashkëpunoj me firmat e kapitalit sipërmarrës si Alpine Space Ventures, OTB Ventures, Join capital dhe Vsquared Ventures për të mbështetur më tutje investimet në teknologji të thelluara në kontinent.