Në Maqedoninë e Veriut u nënshkruan 44 kontrata me 6 milionë euro investime në kuadër të IPARD 3

Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski njoftoi se Agjencia ka përgatitur 44 kontrata, investimet e pranueshme të të cilave kapin vlerën e gjashtë milionë eurove, raporton MIA. Ato projekte pas realizimit të tyre do të bashkëfinancohen nga fondi IPARD me 3.7 milionë euro ose 60 për qind të totalit të investimit. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe […]

Në Maqedoninë e Veriut u nënshkruan 44 kontrata me 6 milionë euro investime në kuadër të IPARD 3
Bujqësi, tokë, duhan

Drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski njoftoi se Agjencia ka përgatitur 44 kontrata, investimet e pranueshme të të cilave kapin vlerën e gjashtë milionë eurove, raporton MIA. Ato projekte pas realizimit të tyre do të bashkëfinancohen nga fondi IPARD me 3.7 milionë euro ose 60 për qind të totalit të investimit.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Nikica Baçovski sot kanë ndarë 33 kontrata, të parat për masat 1 dhe 7 nga programi IPARD 3.

Në thirrjen e parë publike nga IPARD 3 e cila u publikua nga 1 shtatori deri më 30 tetor 2023 me një buxhet prej 30 milionë eurosh, kanë mbërritur mbi 1.160 aplikime me pretendime financiare tre herë më të mëdha se buxheti i publikuar, pra mbi 90 milionë euro.

Baçovski gjithashtu ka theksuar që Agjencia ka përgatitur 44 kontrata, investimet e pranueshme të të cilave kapin vlerën e gjashtë milionë eurove. Ato projekte pas realizimit të tyre do të bashkëfinancohen nga fondi IPARD me 3.7 milionë euro ose 60 për qind të totalit të investimit.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë i rajonit që ka filluar lidhjen e kontratave me përfituesit e programit IPARD 3, ku masa 1 dhe 7 planifikojnë investime në traktorë, makina bujqësore, ndërtime qendrave, ambiente për prodhimin e PCV dhe aluminit, shtëpi të të moshuarve, restorante dhe hotele në mjedise rurale.