Prishtina nikoqire e Samitit të “Economist Impact” për Ballkanin Përëndimor më 11 qershor, zbulohen emrat e mysafirëve

“Economist Impact” përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se do ta organizojnë më 11 qershor të këtij viti Samitin për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë. Ky organizim do të mbahet në Hotel Emerald, e sipas ‘Economist Impact” po bëhet për të eksploruar rreth sfidave dhe perspektivave të reja në rajon. Konferenca do të […]

Prishtina nikoqire e Samitit të “Economist Impact” për Ballkanin Përëndimor më 11 qershor, zbulohen emrat e mysafirëve
prishtina-nikoqire-e-samitit-te-“economist-impact”-per-ballkanin-perendimor-me-11-qershor,-zbulohen-emrat-e-mysafireve

prishtina-nikoqire-e-samitit-te-“economist-impact”-per-ballkanin-perendimor-me-11-qershor,-zbulohen-emrat-e-mysafireve

“Economist Impact” përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se do ta organizojnë më 11 qershor të këtij viti Samitin për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë. Ky organizim do të mbahet në Hotel Emerald, e sipas ‘Economist Impact” po bëhet për të eksploruar rreth sfidave dhe perspektivave të reja në rajon.

Konferenca do të drejtohet nga Alsdair Ross, derisa folësit që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen deri tani janë kryeministri Albin Kurti, ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, disa ministra të Qeverisë Kurti, ish-sekretari i NATO-s, George Robertson, ambasadori amerikan Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së e të tjerë.

“Ndërsa konfliktet gjeopolitike po përshkallëzohen, ekziston shqetësimi në rritje se ne po shkojmë drejt një bote të fragmentuar, me globalizimin në regres dhe idenë e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla të diskutueshme. Në të njëjtën kohë, megjithatë, momenti i bashkëpunimit midis shteteve dhe komuniteteve për çështje të tilla si tranzicioni i gjelbër dhe dixhital, gjendja e demokracisë dhe nevoja për të luftuar pabarazitë mbetet i fortë. BE-ja i adreson këto sfida duke u përpjekur të forcojë qëndrueshmërinë e saj në fusha të ndryshme, nga ekonomia në mbrojtje. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor mund të kontribuojë ndjeshëm në unitetin, sigurinë dhe gjithëpërfshirjen e Evropës. Vendet e rajonit mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm të rritjes me kusht që të gjejnë mënyra për të zbutur rivalitetet e gjata.”, thuhet në njoftimin e “Economist Impact’./Express/