Shkon në 105 numri i të vdekurve nga trazirat në Bangladesh, shumica prej tyre janë studentë

Shkon në 105 numri i të vdekurve nga trazirat në Bangladesh. Shumica e viktimave janë studentë, shkruajnë mediat e huaja. Më herët gjatë ditës së sotme, telekomunikimet u ndërprenë dhe kanalet televizive ndaluan transmetimin. Që nga e enjtja, autoritetet kishin kufizuar gjithashtu disa shërbime të telefonisë celulare në një përpjekje për të shuar trazirat. student [...]Read More...

Shkon në 105 numri i të vdekurve nga trazirat në Bangladesh, shumica prej tyre janë studentë

Shkon në 105 numri i të vdekurve nga trazirat në Bangladesh. Shumica e viktimave janë studentë, shkruajnë mediat e huaja.

Më herët gjatë ditës së sotme, telekomunikimet u ndërprenë dhe kanalet televizive ndaluan transmetimin. Që nga e enjtja, autoritetet kishin kufizuar gjithashtu disa shërbime të telefonisë celulare në një përpjekje për të shuar trazirat.

Protestuesit i thonë ‘jo’ sistemit aktual të kuotave për emërimet në sektorin publik. Studentët prej javësh po zhvillojnë protesta thuajse të përditshme , duke kërkuar që qeveria të braktisë sistemin e kuotave të rekrutimit dhe të miratojë një sistem të bazuar në merita.

Sipas sistemit aktual, më shumë se gjysma e pozitave të mirëpaguara dhe të kërkuara në sektorin publik plotësohen nga disa kategori të popullsisë, të cilat studentët i konsiderojnë diskriminuese. Kështu, 30% e vendeve plotësohen nga fëmijët e atyre që luftuan për pavarësinë e Bangladeshit në vitin 1971, 10% nga gratë dhe 10% nga qytetarët e zonave të veçanta.

/abcnews.al