Sulm me thikë ndaj 4 profesorëve amerikanë në Kinë
Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park turistik gjatë vizitës së tyre në Kinë, transmeton Anadolu. Sipas lajmeve në mediat kombëtare, incidenti ndodhi teksa 4 profesorët nga Universiteti Cornell i SHBA-së, ishin duke vizituar parkun Beishan në provincën verilindore të Kinës, Jilin. Theksohet se sulmuesi me thikë ka plagosur 4 shtetas amerikanë […]
![Sulm me thikë ndaj 4 profesorëve amerikanë në Kinë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/brian-matangelo-W-Lc86-nVIA-unsplash.jpg?fit=1024%2C718&quality=89&ssl=1)
![Flamuri i Kinës. Foto: Brian Matangelo/Unsplash](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/brian-matangelo-W-Lc86-nVIA-unsplash.jpg)
Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park turistik gjatë vizitës së tyre në Kinë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, incidenti ndodhi teksa 4 profesorët nga Universiteti Cornell i SHBA-së, ishin duke vizituar parkun Beishan në provincën verilindore të Kinës, Jilin.
Theksohet se sulmuesi me thikë ka plagosur 4 shtetas amerikanë dhe nuk dihet nëse i njëjti është kapur.
Autoritetet kineze nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë ndërkaq postimet në mediat sociale në lidhje me incidentin janë censuruar.
Dekani i Universitetit Cornell, Jonathan Brand e konfirmoi sulmin.
Ai tha se anëtarët e fakultetit ishin mysafirë në vend si pjesë e programit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit me Universitetin Beihua të Kinës.
Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se ishin në dijeni të incidentit dhe se po e vëzhgonin nga afër.