U rrit në mbi 37.800 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Konflikti mes forcave izraelite dhe Hamasit nga tetori i vitit të kaluar deri në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetsisë Palestineze, ka shkaktuar 37,834 viktima, ndërkaq 86,858 janë të plagosur. Gaza vazhdon të qëndrojë në bllokadë, pavarësisht se është kërkuar armëpushim, shkruan Anadolu Agency. Të paktën 37.834 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme […]

U rrit në mbi 37.800 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Lufta/vrasjet në Gaza, Palestinë. Foto: Agjencia Anadollu

Konflikti mes forcave izraelite dhe Hamasit nga tetori i vitit të kaluar deri në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetsisë Palestineze, ka shkaktuar 37,834 viktima, ndërkaq 86,858 janë të plagosur. Gaza vazhdon të qëndrojë në bllokadë, pavarësisht se është kërkuar armëpushim, shkruan Anadolu Agency.

Të paktën 37.834 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në Palestinë. Ministria tha në një deklarata se 86.858 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu nga sulmet.

“Sulmet izraelite vranë 40 persona dhe plagosën 224 të tjerë në 24 orët e fundit”, thuhet në deklaratë. “Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, theksohet më tej.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagime ndërkombëtare në mes të ofensivës së tij brutale në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Mbi tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij në Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.