Kusari: Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të të gjithë grupeve parlamentare
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ka folur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej për tri vjet të qeverisjes Kurti. Në fjalën e saj, Kusari ka vlerësuar se Kuvendi mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë […]
![Kusari: Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të të gjithë grupeve parlamentare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/649404-kusari-kuvendi-shperndahet-vetem-nese-ka-vullnet-te-te-gjithe-grupeve-parlamentare.jpg)
![kusari:-kuvendi-shperndahet-vetem-nese-ka-vullnet-te-te-gjithe-grupeve-parlamentare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/649404-kusari-kuvendi-shperndahet-vetem-nese-ka-vullnet-te-te-gjithe-grupeve-parlamentare.jpg)
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ka folur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej për tri vjet të qeverisjes Kurti.
Në fjalën e saj, Kusari ka vlerësuar se Kuvendi mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.
“Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për 3 vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deputetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vet AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm 3 deputetë ishin prezentë”, ka deklaruar Kusari-Lila, para mediave.
Kusari-Lila tha se Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.