Sulm me acid në një kafene në Gjermani, disa të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë, nga një sulm me acid jashtë një kafeneje në Bochum në Gjermani. Shërbimet e urgjencës që ranë në kontakt me acidin gjithashtu pësuan lëndime, tha policia. Autori i dyshuar u arrestua aty pranë menjëherë pas sulmit. Burri hodhi acidin ndaj një personi që [...]Read More...

Sulm me acid në një kafene në Gjermani, disa të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë, nga një sulm me acid jashtë një kafeneje në Bochum në Gjermani. Shërbimet e urgjencës që ranë në kontakt me acidin gjithashtu pësuan lëndime, tha policia. Autori i dyshuar u arrestua aty pranë menjëherë pas sulmit.

Burri hodhi acidin ndaj një personi që ishte ulur në një tavolinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Një grua e ulur në të njëjtën tavolinë dhe një kamariere pësuan gjithashtu lëndime. Siç njoftoi zjarrfikësja e Bochum në X (ish-Twitter), të plagosurit u dërguan në spitalet afër zonës ku ndodhi ngjarja.

Ende nuk ka të dhëna për motivin e krimit./abcnews.al