Mbahen konsultime politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Në Prishtinë u zhvilluan konsultimet politike në mes të dy ministrive të punëve jashtme, të Kosovës dhe Shqipërisë, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres për Evropë dhe Punë të Jashtme, Artemis Malo. Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, koordinimi në organizata ndërkombëtare dhe zhvillimet rajonale […]

Mbahen konsultime politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
mbahen-konsultime-politike-ne-mes-te-kosoves-dhe-shqiperise

mbahen-konsultime-politike-ne-mes-te-kosoves-dhe-shqiperise

Në Prishtinë u zhvilluan konsultimet politike në mes të dy ministrive të punëve jashtme, të Kosovës dhe Shqipërisë, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres për Evropë dhe Punë të Jashtme, Artemis Malo.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, koordinimi në organizata ndërkombëtare dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare, njofton MPJD.

Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, sipas njoftimit, është diskutuar për fushat e interesit të përbashkët, zbatimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të dy ministrive, duke përfshirë misionet diplomatike, çështjet konsullore dhe rolin e shqiptarëve në rajon.

Në kuadër të koordinimit në organizata ndërkombëtare u bisedua lidhur me proceset e të dyja vendeve për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Temë tjetër e takimit ishin edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, ku u bisedua për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm lidhur me organizatat dhe nismat rajonale. Sa i përket zhvillimeve aktuale botërore u bisedua për gjendjen e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë, njofton MPJD.