Meloni kundër zyrtarëve të BE, refuzoi marrëveshjen e partive pro-evropiane

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni , nuk ka pranuar marrëveshjen për ndarjen e posteve  kryesore të BE-së midis partive kryesore pro-evropiane, duke thënë se ajo injoroi zhvendosjen djathtas të bllokut, raporton EuroNews. Në një fjalim në parlamentin italian, Meloni tha se marrëveshja e vendeve të punës pasqyronte një pikëpamje se “qytetarët nuk janë mjaft të pjekur […]

Meloni kundër zyrtarëve të BE, refuzoi marrëveshjen e partive pro-evropiane
Giorgia Meloni, foto: Profili i saj në Twitter

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni , nuk ka pranuar marrëveshjen për ndarjen e posteve  kryesore të BE-së midis partive kryesore pro-evropiane, duke thënë se ajo injoroi zhvendosjen djathtas të bllokut, raporton EuroNews. Në një fjalim në parlamentin italian, Meloni tha se marrëveshja e vendeve të punës pasqyronte një pikëpamje se “qytetarët nuk janë mjaft të pjekur për të marrë vendime të caktuara”.

Gjashtë liderë evropianë, duke përfshirë Emmanuel Macron të Francës, Olaf Scholz të Gjermanisë dhe Donald Tusk të Polonisë, konfirmuan një plan për të emëruar politikanen e qendrës së djathtë Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian dhe ndarjen e dy posteve të tjera kyçe mes socialistëve dhe liberalët Antonio Kosta president i Këshillit Europian dhe Kaja Kallas perfaësuese e politikes së jashtme të BE=së.

Meloni është presidentja e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, i cili është bërë grupi i tretë më i madh i parlamentit , më i madh se grupi liberal i Macron, Por grupi i euroskeptike u la jashtë marrëveshjes së vendeve kryesore.

Kryeministrja e Italise e cilësoi   BE-në një “gjigant burokratik” zgjedhjet e të cilit u diktuan nga ideologjia.

Megjithë acarimin e Melonit dhe kundërshtimin e drejtpërdrejtë të  kryeministri hungazrez Orbanit, shumica e liderëve të BE-së që takohen  këtë të enjte pritet të konfirmojnë marrëveshjen për postet kyçe te unionit.