Meksikë, të paktën 5 të vdekur dhe 50 të lënduar nga shembja e skenës në një miting (VIDEO)

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 50 u lënduan kur erërat e forta shkaktuan shembjen e një skene në një ngjarje të mërkurën në shtetin Nuevo Leon në Meksikën veriore, thanë autoritetet, transmeton Anadolu. Tragjedia ndodhi gjatë një mitingu në mbështetje të kandidatit presidencial meksikan Jorge Alvarez Maynez, i cili mbeti i padëmtuar. BREAKING: […]

Meksikë, të paktën 5 të vdekur dhe 50 të lënduar nga shembja e skenës në një miting (VIDEO)
Shembja e skenës në Meksikë. Foto: Printscreen nga faqja Viral News NYC në X (Twitter)

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 50 u lënduan kur erërat e forta shkaktuan shembjen e një skene në një ngjarje të mërkurën në shtetin Nuevo Leon në Meksikën veriore, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.

Tragjedia ndodhi gjatë një mitingu në mbështetje të kandidatit presidencial meksikan Jorge Alvarez Maynez, i cili mbeti i padëmtuar.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador fillimisht njoftoi katër vdekje dhe deri në 15 të plagosur nga aksidenti. Ai shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për të prekurit.

“Përqafoj familjet, miqtë e viktimave dhe simpatizantët e këtij organizimi. Mbetemi vigjilentë”, tha ai në X.

Pas njoftimit fillestar të Lopez Obradorit, guvernatori i shtetit, Samuel Garcia, e kontaktoi atë dhe e përditësoi atë për numrin e viktimave.

“Jemi shumë të trishtuar. Sapo përfundova telefonatën me presidentin për ta informuar se kishte një tragjedi. Sipas të dhënave të para, kemi pesë persona të vdekur dhe afërsisht 50 me lloje të ndryshme lëndimesh, disa të rënda”, u tha Garcia gazetarëve.

Alvarez Maynez, kandidati presidencial për partinë “Movimiento Ciudadano”, tha se është në gjendje të qëndrueshme në spital.

“Jam mirë dhe në komunikim me autoritetet shtetërore për të ndjekur atë që ndodhi. E vetmja gjë e rëndësishme tani është të kujdesemi për viktimat e aksidentit”, shtoi ai.