Miliona votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Evropianët në 20 shtete i drejtohen sot qendrave votuese në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.  Këto zgjedhje pritet ta zhvendosin Parlamentin Evropian nga e djathta dhe do ta riformësojnë drejtimin e të ardhmes  të bllokut, raporton agjencia “AP”, përcjell Koha.net. Lufta në Ukrainë, ndikimet e politikave klimatike te fermerët dhe migracioni janë […]

Miliona votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian
Votim në Bashkimin Evropian (BE). Foto: Sefa Ozel në Canva

Evropianët në 20 shtete i drejtohen sot qendrave votuese në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.  Këto zgjedhje pritet ta zhvendosin Parlamentin Evropian nga e djathta dhe do ta riformësojnë drejtimin e të ardhmes  të bllokut, raporton agjencia “AP”, përcjell Koha.net.

Lufta në Ukrainë, ndikimet e politikave klimatike te fermerët dhe migracioni janë disa nga çështjet që i kanë në kokë votuesit nga Portugalia në perëndim deri te Austria e Polonia në lindje e Qipro në Mesdhe.

Është dita e fundit për zgjedhjen e 720 deputetëve të Parlamentit Evropian.

Votimi i sotëm përmbledh një cikël katërditor të votimeve që nisi të enjten në Holandë. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, që mbahen çdo pesë vjet, nuk mund të publikohen derisa qendrat e fundit të votimit të mbyllen në 27 shtetet anëtare. Qendrat e votimit në Itali do të mbyllen në ora 23:00.