“Mirdita, dobar dan”: Serbia ndaloi bashkëpunimin midis artistëve serbë dhe kosovarë

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi dje ka njoftuar se ka marrë njoftim nga MPB-ja se festivali i organizuar prej tyre “Mirdita, dobar dan” është ndaluar. Ndalimi i festivalit, siç thonë nga aty, është publikuar në formë urdhri dhe ka kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet që janë pjesë e manifestimit, […]

“Mirdita, dobar dan”: Serbia ndaloi bashkëpunimin midis artistëve serbë dhe kosovarë
Mirdita, dobar dan. Foto: Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, Serbi

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi dje ka njoftuar se ka marrë njoftim nga MPB-ja se festivali i organizuar prej tyre “Mirdita, dobar dan” është ndaluar. Ndalimi i festivalit, siç thonë nga aty, është publikuar në formë urdhri dhe ka kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet që janë pjesë e manifestimit, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë urdhër Ministria e Punëve të Brendshme ka shkelur Kushtetutën e Serbisë, konkretisht lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, si dhe një sërë ligjesh, duke përfshirë së paku dy nene të Ligjit për Tubimet Publike për shkak të zbatimit të masës së disproporcionit. T’u vësh barrën organizatorëve në vend që të merresh me ngacmuesit dhe të mos sigurosh tubimin është në kundërshtim me rendin ligjor dhe kushtetues të Republikës së Serbisë, si dhe me standardet dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në reagimin e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Trazirat rreth festivalit nisën pasi hapësira kulturore “Dorqoll Plac”, ku ishte planifikuar të niste festivali, u pushtua nga “grupet huligane dhe neo-naziste”. Në muret e jashtme të godinës janë shkruar mesazhe kërcënuese dhe shoviniste ndaj të ftuarve të festivalit.

Ditën e djeshme rreth 150 huliganë kanë ndaluar qarkullimin në rrugën Dobraçina në Beograd dhe kanë bllokuar hyrjen në “Dorql Place” që të mos hyjë asnjë nga të ftuarit dhe organizatorët e festivalit.

Organizatorët reagojnë se ka pasur një numër të pamjaftueshëm të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në iniciativë thuhet se ministrat e kulturës dhe përkujdesit ndaj familjes dhe demografisë, zëvendëskryeministri i Serbisë – Aleksandar Vulin, kryetari i komunës së Beogradit Aleksandar Shapiq dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq janë përgjegjës për situatën në opinion dhe ata që shkaktuan urrejtje, intolerancës dhe nxitjes së armiqësisë.

“Armiku i shtetit nuk është asnjë festë, por huliganët në krah të të cilëve qëndronte shteti dhe për hir të të cilëve ai refuzoi të veprojë sipas detyrave të veta, dhe detyra themelore e shtetit është të sigurojë liritë dhe të drejtat e garantuara me ligj dhe të sanksionohen në mënyrë të duhur të gjithë ata që organizojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve apo i shkelin ato”, shton nisma.

Nga atje thonë se me njoftimin e ndalimit, organizatorët janë urdhëruar të largohen nga Serbia. Një autobus me pjesëmarrës është ndalur në Bubanj Potok dhe atyre iu është ndaluar hyrja në Beograd dhe organizatorët janë urdhëruar që ta kthejnë autobusin në Kosovë nën përcjelljen e policisë, gjë që është bërë rreth orës 14:30.

“Ky ndalim është shkelje e lirisë së tubimit, lirisë së lëvizjes dhe shprehjes, por edhe fundi i të gjitha iluzioneve se kjo qeveri kujdeset për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës, si dhe fundin e integrimit evropian të Serbisë“, thotë Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Nisma rinore shpreh shqetësimin për “situatat në shoqëri në të cilat dhuna, urrejtja dhe intoleranca janë një model sjelljeje që zyrtarët dhe institucionet nuk i njohin si të diskutueshme”.