Zbulim historik në Vuçak të Drenasit, Kurti: Dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme që nga parahistoria

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se altari romak i zbuluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit është i një rëndësie të veçantë. Me anë të një postimi në “X”, ai tha se altari është dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme që nga parahistorie dhe antikiteti deri në mesjetë, shkruan Arbresh.info. “Gërmimet sapo […]

Zbulim historik në Vuçak të Drenasit, Kurti: Dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme që nga parahistoria
zbulim-historik-ne-vucak-te-drenasit,-kurti:-deshmi-e-jetes-dhe-kultures-se-vazhdueshme-qe-nga-parahistoria

zbulim-historik-ne-vucak-te-drenasit,-kurti:-deshmi-e-jetes-dhe-kultures-se-vazhdueshme-qe-nga-parahistoria

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se altari romak i zbuluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit është i një rëndësie të veçantë.

Me anë të një postimi në “X”, ai tha se altari është dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme që nga parahistorie dhe antikiteti deri në mesjetë, shkruan Arbresh.info.

“Gërmimet sapo kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e parë të rëndësishëm, në muret rrethuese të kështjellës: një altar romak që daton nga shekulli III i e.s., një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kështjellës së Periudha e Justinianit (527–565 e.s.).”, ka shkruar ai.

“Altari ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme që nga parahistoria dhe antikiteti deri në mesjetë.”, u shpreh Kurti./Front Online/