MPB përgënjeshtroi informacionet se një shofer i punësuar në MPJ është kapur me drogë në një automjet zyrtar

Në lidhje me pretendimet e bëra në një pjesë e mjeteve të informimit publik për një rast ku një drejtues i punësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në automjetin zyrtar të asaj ministrie është kapur nga punonjës policie dhe në automjet është zbuluar drogë. Ministria e Punëve të Brendshme kategorikisht i mohon këto informacione […]

MPB përgënjeshtroi informacionet se një shofer i punësuar në MPJ është kapur me drogë në një automjet zyrtar
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në lidhje me pretendimet e bëra në një pjesë e mjeteve të informimit publik për një rast ku një drejtues i punësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në automjetin zyrtar të asaj ministrie është kapur nga punonjës policie dhe në automjet është zbuluar drogë. Ministria e Punëve të Brendshme kategorikisht i mohon këto informacione si të pasakta, transmeton Portalb.mk.

“Përkatësisht, me datë 16.04.2024, në ora 22:35 në Kërçovë, nga ana e zyrtarëve policorë në Repartin e Policisë Kërçovë, automjeti në pronësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme (marka “Reno”) i drejtuar nga personi Q.B. u krye një kontroll rutinë në të cilin nuk u gjet asnjë send me interes për shërbimin. Në këtë kuptim, Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë edhe një herë të gjitha spekulimet për ekzistimin e ndonjë rasti dhe u bën thirrje mjeteve të informimit publik – duke pasur parasysh transparencën e plotë të Ministrisë – të kontrollojnë të gjitha çështjet në interes të tyre në shërbimet përkatëse të Ministria e Punëve të Brendshme, përpara se ato të marrin karakter spekulativ dhe tendencioz, që i shkakton dëm Ministrisë, si dhe besueshmërisë së mjeteve të informimit publik”, thuhet në përgënjeshtrimin e MPB-së.