RMV, partitë zotohen për anëtarësim në BE dhe Kod të ri Penal ose ndryshimin e tij

Partitë e pushtetit dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut, si nga blloku shqiptar, ashtu edhe nga ai maqedonas, janë zotuar për Kod të ri Zgjedhor apo ndryshimin e tij, kur po të njëjtat ishin ato që votuan ndryshimin e tij, duke mundësuar vjetërimin e rasteve të korrupsionit të lartë. Sa i përket dy koalicioneve shqiptare, […]

RMV, partitë zotohen për anëtarësim në BE dhe Kod të ri Penal ose ndryshimin e tij
Fotografi nga aktivitetet e partive politike në RMV gjatë fushatës parazgjedhore

Partitë e pushtetit dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut, si nga blloku shqiptar, ashtu edhe nga ai maqedonas, janë zotuar për Kod të ri Zgjedhor apo ndryshimin e tij, kur po të njëjtat ishin ato që votuan ndryshimin e tij, duke mundësuar vjetërimin e rasteve të korrupsionit të lartë. Sa i përket dy koalicioneve shqiptare, Fronti Evropian dhe Koalicioni Vlen, në programet e tyre, gjithashtu premtojnë ndryshime kushtetuese dhe me këtë hapjen e negociatave me BE-në, transmeton Portalb.mk.

Në ueb-faqen Qeveri përgjegjëse, koalicioni Vlen, lidhur me anëtarësimi në BE premton:

  • Ndryshimet Kushtetuese në vitin 2024 – Kushtetuta e re gjithashtu do të hapë derën për integrimin përfundimtar të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
  • Largimi nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, e cila ne besojmë se është një iniciativë kundër BE-së dhe NATO-s
  • Përafrimi i plotë i politikës sonë me BE-në dhe NATO-n.

Në sistemin, politik, koalicioni Vlen, premton:

  • Një kushtetutë të re, më demokratike dhe moderne, që do të ripërcaktojë vendin si një shtet të barabartë të dy komuniteteve shumicë dhe do të garantojë të drejta të plota edhe për komunitetet pakicë;
  • Pjesëmarrja e barabartë e shqiptarëve në procesin e regjistrimit të popullsisë
  • Regjistruesit maqedonas dërgohen në rajonet me shumicë shqiptare të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë, kështu që shqiptarët do të shkojnë në rajonet me shumicë maqedonase të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë.
  • Gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë shtetërore në tërë Maqedoninë e Veriut, plotësisht e barabartë me gjuhën maqedonase.
  • Fundi i problemeve të shkaktuara nga i ashtuquajturi “pasivizim” i adresave, pavarësisht se sa kohë, në cilin vend jetojnë apo janë të pastrehë. Procedurat për riaktivizim do të jenë të njëjta me ato të çaktivizimit, të thjeshta dhe automatike.
  • Festat kombëtare shqiptare gjithashtu do të njihen plotësisht.
  • Përdorimi i himnit kombëtar shqiptar, stemës dhe flamurit në shkolla dhe institucione duhet të gëzojë të drejta të barabarta ligjore me ato të maqedonasve.
  • Reduktimi i numrit të komunave dhe rritja e kompetencave të tyre;
  • Krijimi i Këshillit Kombëtar të Diasporës Shqiptare. Këshilli do të formohet në bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në pjesën e sistemit zgjedhor, Vlen Premton:

  • Në çdo qytet jashtë vendit ku jetojnë 80 ose më shumë votues, ambasada jonë në atë vend do të organizojë votimin. Pjesa tjetër do të lejohet të votojë me postë fizike, por edhe në mënyrë elektronike;
  • Maqedonia e Veriut duhet të ndahet në tetë zona zgjedhore, sipas rajoneve planore;
  • Nuk do të ketë deputetë të diasporës;
  • Votuesit jorezidentë do të votojnë për listat e kandidatëve në vend, ashtu si votuesit rezidentë.
Sallë gjykimi në Gjykatën Themelore të Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Sallë gjykimi në Gjykatën Themelore të Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndërkohë, koalicioni Fronti Evropian, lidhur me antarësimin në BE, premton përafërsisht të njëjtat gjëra, edhe atë:

  • Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian në vitin 2024
  • Anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030

Në Sistemin politik, Fronti Evropian premton:

  • Ndryshimet kushtetuese në vitin 2024.
  • Mbi 2% e PBV-së nga buxheti i mbrojtjes sipas vendimit të NATO-s.
  • Përafrimi i pikëpamjeve mbi sigurinë dhe politikën e jashtme në përputhje me Bashkimin Evropian.
  • Demokracia konsensuale në vendimmarrje për çështje të rëndësishme
  • President konsensual i shtetit i zgjidhur në Kuvend me 2/3 e votave dhe me votim sipas Badinterit.

Nga ana tjetër, dokument i Institutit për Demokraci Societas Civilis, “Krahasimi i programeve zgjedhore të partive politike në fushën e masave kundër korrupsionit”, tregon se lidhur me burimet e organeve parandaluese kundër korrupsionit, programet e partive të analizuara dhe të koalicionit janë përgjithësisht në të njëjtën linjë dhe nuk kanë qëndrime të kundërta për masat për të mbështetur autoritetet parandaluese për luftën kundër korrupsionit. Në programet zgjedhore të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Vlen” janë propozuar masa për sigurimin e resurseve adekuate materiale dhe njerëzore, të nevojshme për funksionimin normal të institucioneve.

Liderët e Frontit Evropian dhe VLEN. Foto e parë nga profili në Facebook i Ali Ahmetit, foto e dytë nga profili në Facebook i Bilall Kasamit
Liderët e Frontit Evropian dhe VLEN. Foto e parë nga profili në Facebook i Ali Ahmetit, foto e dytë nga profili në Facebook i Bilall Kasamit

Lëvizja ZNAM dhe Koalicioni i Frontit Evropian të udhëhequr nga partia politike BDI nuk kanë paraparë asnjë masë në këtë sferë.

Koalicioni “Vlen” premton:

  • Forcimin e kompetencave ligjore të organeve përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, veçanërisht të KShPK-së, Po Financiare dhe EShR-së.
  • Krijimin e një rrjeti koordinues për luftën kundër mashtrimit me qëllim parandalimin dhe raportimin e parregullsive që ndikojnë në menaxhimin e fondeve të BE-së
  • Krijimin e një Komisioni për Standardet në Jetën Publike që do të promovojë vetëmohimin, integritetin, objektivitetin, përgjegjshmërinë, transparencën, ndershmërinë dhe udhëheqjen. Komisioni, një organ i pavarur që i përgjigjet Parlamentit, do të shërbente si një organ këshillues për presidentin dhe autoritetet shtetërore përgjegjëse për sundimin e ligjit.
  • Gjyqësor, gjykata, drejtësi
    Gjyqësor, foto: Meri Jordanovska

Burimet e gjykatave dhe prokurorive publike

Nevoja për sigurimin e burimeve për gjykatat dhe prokuroritë publike njihet në disa programe partiake. Para së gjithash, ajo për të cilën janë dakord shumica e partive është se duhet kryerja e vetingut të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve dhe në disa programe propozohet miratimi i një ligji të posaçëm për vetingun. Palët bien dakord edhe për sigurimin e pavarësisë buxhetore të gjyqësorit. Kështu, Koalicioni “Vlen” në programin e tij parasheh reforma ligjore me qëllim të sigurimit të pavarësisë së plotë apo të pjesshme buxhetore të gjyqësorit dhe institucioneve kundër korrupsionit.

BDI/Fronti Evropian për pjesën e burimeve të gjykatave premton:

  •  Vetingu do të futet me ligj si institucion për parandalimin dhe luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit në shoqërinë tonë, për çrrënjosjen e tij nga institucionet e shtetit.
  • Rikonfirmimi i propozimit për miratimin e Ligjit për votim. Propozimi do të avancohet në bashkëpunim me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe në përputhje me masat e Ligjit për masat kufizuese.
  • Vetingu do të përfshijë politikanë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë në poste të larta për paqen dhe sigurinë. Paraqitja e “Vërtetimit për kryerjen e funksionit shtetëror” pas verifikimit paraprak të fakteve për mospërfshirje në korrupsion apo veprime kundër interesave shtetërore. Këto certifikata do të aplikohen në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, si NATO, BE dhe SHBA.
  • Vendet vakante për gjyqtarë dhe prokurorë do të plotësohen nëpërmjet zbatimit të strategjive të menaxhimit të burimeve njerëzore në gjykata dhe në Prokurori.
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor për rekrutimin, përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, ngritjen në detyrë, transferimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  • Miratimi dhe zbatimi në kohë i Ligjit për Prokuroritë Publike dhe Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, në përputhje të plotë me legjislacionin dhe standardet e BE-së, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias.
  • Zgjidhje ligjore për rregullimin e pagave të gjyqtarëve, prokurorëve, stafit të gjykatave dhe Prokurorisë.
  • Pavarësia financiare e sistemit gjyqësor do të sigurohet për arritjen e objektivave të Strategjisë Gjyqësore (2024−2028), në përputhje me Ligjin për Buxhetin Gjyqësor.
  • Përcaktimi i kritereve për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë me qëllim të rritjes së besueshmërisë së opinionit në lidhje me gjyqësorin. • Sigurimi i kushteve për trajnim të vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, zhvillimi i standardeve efikase për menaxhimin e gjykimeve.
  • Përcaktimi i detyrimit ligjor për trajnime të vazhdueshme të avokatëve, noterëve, përmbaruesve, ndërmjetësuesve që do të organizohet nga Odat në bashkëpunim me autoritete apo institucione të tjera sipas nevojës. Ndarja e fondeve dhe burimeve shtesë për PNKOK, veçanërisht për prokurorët e specializuar, ekspertët financiarë dhe analistët për forenzikë digjitale.

Koalicioni “Vlen” për pjesën e burimeve të gjykatave premton:

  • Ligj për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfshirë krijimin e një organi të pavarur të krijuar posaçërisht për këtë proces, në përputhje me standardet evropiane dhe me ndihmën ndërkombëtare.
  • Reforma e sistemit për përzgjedhjen, avancimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, duke përfshirë edhe Prokurorin Publik të Shtetit, për të garantuar respektimin dhe promovimin e pavarësisë së gjyqësorit në të gjitha nivelet.
  • Dyfishimi i fondeve publike për gjyqësorin, prokurorinë publike dhe institucionet përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit, me prioritet të veçantë për PNKOK, BSP, EShS dhe qendra dhe departamente të tjera hetimore.
  • Reformat ligjore që buxheti për drejtësinë dhe institucionet antikorrupsion të jenë plotësisht ose të paktën pjesërisht nën kontrollin e organeve të pavarura dhe autonome, jo të qeverisë.
  • Gjykata Themelore Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
    Gjykata Themelore Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Politika ndëshkuese

Për sa i përket politikës ndëshkuese, palët përgjithësisht bien dakord se nevojiten ndryshime në Kodin Penal, shumica prej të cilave, së fundmi e votuan duke mundësuar vjetërsimin e lëndëve të korrupsionit të lartë.

“Pjesa më e madhe e masave në programe përfshijnë ndryshime në Kodin Penal, me qëllim rritjen e afatit të vjetërimit të veprave të kryera nga mbajtësi e funksioneve publike, kthimin e dispozitave të shfuqizuara të ligjit që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës zyrtare dhe në disa Programet parashikohet gjithashtu miratimi i një kodi penal krejtësisht të ri me qëllim riklasifikimin dhe ripërcaktimin më të mirë të një sërë krimesh dhe ndryshimin e politikës represive penale. Masat e tjera për të cilat palët janë përgjithësisht në të njëjtën linjë përfshijnë rritjen e shtrirjes së sanksioneve dhe masës së tyre në lidhje me konfliktin e interesit, korrupsionin, vendosjen e përgjegjësisë penale për korrupsion dhe vendosjen e ndalimit të politikanëve të korruptuar për të kryer detyrat e tyre zyrtare. Në fushën e politikës ndëshkuese përgjithësisht nuk ka qëndrime të kundërta mes koalicioneve të udhëhequra nga LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, ndërsa Koalicioni “Vlen” nuk ka paraparë asnjë masë në këtë fushë”, thuhet në dokumentin e Institutit për Demokraci SC.

BDI/Fronti Evropian në këtë drejtim premton:

  • Ndryshimin e Ligjit për Armët duke e përafruar atë me legjislacionin e BE-së për klasifikimin e armëve.
  • Çdo vonesë e paarsyeshme nga burokracia dhe teknokratët do të konsiderohet si shkak për korrupsion dhe do të ndëshkohet.
  • Miratimi i KP-së së re, në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe praktikën ndërkombëtare

Politika e antikorrupsionit

Në sferën e politikave kundër korrupsionit, koalicioni Vlen planifikon miratimin e ligjit të ri për kontrollin e brendshëm financiar publik. Ndërsa koalicioni Fronti Evropian futjen e detyrimit për punonjësit e rinj në Ministrinë e Brendshme për të dorëzuar deklaratë për gjendjen e pasurisë dhe interesave të tyre më së voni brenda 30 ditëve nga dita e lidhjes së kontratës së punës, me qëllim të respektojë dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Si dhe rritjen e kushteve të reja të përgjithshme për punësim në MPB, përkatësisht: personi të mos jetë anëtar i ndonjë partisë politike apo anëtar i organeve të ndonjë partie politike dhe të kalojë testin e integritetit.

Prejardhja e pasurisë dhe konfiskimi

BDI/Fronti Evropian dhe Koalicioni “Vlen” në programet e tyre theksojnë nevojën e rritjes së efikasitetit të masave për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë kriminale.

BDI/Fronti Evropian angazhohet për përmirësimin e balancës së provave në hetime dhe për forcimin e monitorimit dhe identifikimit të rasteve të konfiskimit të paligjshëm të pasuris.

Koalicioni Vlen fokusohet në forcimin e kompetencave dhe burimeve të Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar.

Përmirësimin e punës në sektorë të tjerë

Partitë politike në programet e tyre ndër të tjera i referohen digjitalizimit të disa aspekteve të shoqërisë për të lehtësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, aksesin e qytetarëve në shërbimet publike, si dhe eliminimin e veprimeve korruptive në proceset burokratike. Palët premtojnë mjete dixhitale për raportimin e korrupsionit, krijimin e një identiteti digjital për çdo qytetar dhe thjeshtimin e procedurave kundër.

Fronti Evropian/BDI

Në programin e saj, Fronti Evropian planifikon lehtësimi i procedurave për marrjen e licencave dhe lejeve për veprimtari biznesi dhe transparencë dhe digjitalizimin e proceseve për dhënien e licencave, veçanërisht në planin urbanistik, do të përshpejtojë procesin e investimeve dhe ndërtimeve.

Koalicioni Vlen

Vlen premton se do të punojnë shumë për të siguruar ndërveprimin dhe sigurinë e sistemeve të të dhënave shëndetësore për të lehtësuar shkëmbimin e vazhdueshëm të të dhënave midis pacientit dhe institucionit të kujdesit shëndetësor dhe të përmirësojnë ndërveprimin pacient-institucion të kujdesit shëndetësor. Përmirësimi i platformës qeveri elektronike, përshtatja e ligjeve që pengojnë zbatimin e nënshkrimeve elektronike dhe mundëson që identiteti digjital i qytetarit të jetë një proces i vetëm identifikimi në nivel kombëtar.