Publikohen formacionet zyrtare Shqipëri – Kroaci, Sylvinho lë jashtë yllin e madh

Sylvinho i lë të gjithë me gojë hapur! Braziliani ka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime shumë të rëndësishme. E teksa pritej aktivizimi titullar i Qazim Laçit, në vend të Seferit, Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn. Pjesa tjetër e formacionit […]

Publikohen formacionet zyrtare Shqipëri – Kroaci, Sylvinho lë jashtë yllin e madh

Sylvinho i lë të gjithë me gojë hapur!

Braziliani ka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime shumë të rëndësishme.

E teksa pritej aktivizimi titullar i Qazim Laçit, në vend të Seferit, Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.

Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes, Gjimshiti-Ajeti në qendër. Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.