Të shtëna armësh në Prishtinë

Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka konifmruar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, ka pasur të shtëna armësh, por nuk ka pasur persona të lënduar. “Sot rreth orës 19:30, kemi marrë […]

Të shtëna armësh në Prishtinë
te-shtena-armesh-ne-prishtine

te-shtena-armesh-ne-prishtine

Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline.

Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka konifmruar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ka pasur të shtëna armësh, por nuk ka pasur persona të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti për FrontOnline.