Rruga ende e bllokuar, policia shpalos detaje për shembjen e dheut në Volljakë

Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e pakalueshme. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar. “Policia e Kosovës është informuar […]

Rruga ende e bllokuar, policia shpalos detaje për shembjen e dheut në Volljakë
rruga-ende-e-bllokuar,-policia-shpalos-detaje-per-shembjen-e-dheut-ne-volljake

rruga-ende-e-bllokuar,-policia-shpalos-detaje-per-shembjen-e-dheut-ne-volljake

Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu.

Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e pakalueshme.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.