Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë. Rastin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia […]
![Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/643879-sela-per-kurtin-kam-zhgenjim-e-perkraha-hapur-ndoshta-kam-gabuar.jpg)
Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë.
Rastin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia po interviston tre personat e përfshirë në këtë rast.
Sipas zëdhënëses, aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.