Durmishi paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, raporton Front Online. Intervistimi i Durmishit ka të bëjë me kontratat e nënshkruara për rrugën Prishtinë – Podujevë. Durmishi ditë më parë njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim me datën 8 maj. “Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar […]

Durmishi paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale
durmishi-paraqitet-per-intervistim-ne-prokurorine-speciale

durmishi-paraqitet-per-intervistim-ne-prokurorine-speciale

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, raporton Front Online.

Intervistimi i Durmishit ka të bëjë me kontratat e nënshkruara për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Durmishi ditë më parë njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim me datën 8 maj.

“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, kishte shkruar Durmishi në ‘Facebook’.

Ai e ka quajtur të pakuptimtë ftesën për intervistim, pasi sipas tij, prokuroria është bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik./ Front Online/