Aleatët e Viktor Orban fashojnë veshët si shenjë solidariteti me Trump

Udhëheqësi i Komitetit parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë i Hungarisë, Zsolt Nemeth dhe organizatori i një feste të partisë në pushtet, Fidesz, në Rumaninë fqinje, David Campanale, janë solidarizuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në hapjen e ceremonisë pesëditore të festivalit Tusvanyos, më 24 korrik. Ata [...]Read More...

Aleatët e Viktor Orban fashojnë veshët si shenjë solidariteti me Trump

Udhëheqësi i Komitetit parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë i Hungarisë, Zsolt Nemeth dhe organizatori i një feste të partisë në pushtet, Fidesz, në Rumaninë fqinje, David Campanale, janë solidarizuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në hapjen e ceremonisë pesëditore të festivalit Tusvanyos, më 24 korrik.

Ata janë parë me imitim të fashave nëpër veshët e djathtë, sikurse është duke e mbajtur aktualisht Trumpi, pas atentatit kundër tij në Pensilvania, më 13 korrik, në të cilin ish-presidenti është plagosur në vesh.

Motivi i sulmit nuk dihet, ndërsa sulmuesi është vrarë nga forcat e rendit.

Në letrat që kanë mbajtur zyrtarët hungarezë nëpër veshë është parë mbishkrimi “Ecim, hungarezë”.

Duke folur para një paneli për diskutime, Nemeth e ka përmendur atentatin ndaj Trumpit, por edhe të shtënat ndaj kryeministrit nacionalist sllovak, Robert Fico, në mesin e muajit maj, nga të cilat gati ka vdekur.