Nga pensionet deri te kujdesi shëndetësor, Kina paralajmëron 300 reforma të reja

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping planifikon të dyfishojë fuqinë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake të Kinës në pesë vitet e ardhshme, është mesazhi kryesor i rezolutës së miratuar në Plenumin e Tretë të fundit të Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste. Kina do të fokusohet në forcimin e aftësive të saj ekonomike, teknologjike dhe të [...]Read More...

Nga pensionet deri te kujdesi shëndetësor, Kina paralajmëron 300 reforma të reja

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping planifikon të dyfishojë fuqinë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake të Kinës në pesë vitet e ardhshme, është mesazhi kryesor i rezolutës së miratuar në Plenumin e Tretë të fundit të Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste.

Kina do të fokusohet në forcimin e aftësive të saj ekonomike, teknologjike dhe të mbrojtjes për të përballuar me sukses konfliktet në rritje me Perëndimin, të udhëhequr nga SHBA, sipas një dokumenti 50 faqesh të miratuar në takimin kryesor të partisë, i cili synon të thellojë më tej reformat në mënyrë gjithëpërfshirëse për të përmirësuar modernizmin kinez. Dokumenti i partisë shpall më shumë se 300 reforma dhe përmban premtime për përmirësimin e mirëqenies sociale, duke përfshirë pensionet dhe kujdesin shëndetësor, për përmirësimin e financave të pushtetit vendor dhe mbrojtjen e të drejtave të pronës private, të cilat duhet të arrihen deri në ditëlindjen e 80-të të Republikës Popullore të Kinës në 2029.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës publikoi udhërrëfyesin e partisë, e cila adreson sfidat afatgjata me të cilat përballet ekonomia e dytë më e madhe në botë, pak përpara vendimit të djeshëm të bankës qendrore për të ulur normën bazë të interesit për të nxitur sektorin e trazuar të pasurive të paluajtshme, raporton AP.

Nëse duam një përparim në avancimin e modernizimit të Kinës në një rrugë të re në një epokë të re, ne duhet të vazhdojmë të mbështetemi te reforma dhe hapja,” tha Xi në një shpjegim me shkrim të reformave të miratuara në takimin katër-ditor të politikëbërjes./abcnews.al