Çmimet në hotelieri në mars ishin më të larta se në shkurt në RMV

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024, është rritur për 0.2 %, transmeton Portalb.mk. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet ushqim për 0.3 % dhe pije alkoolike për 0.1 %. Indeksi […]

Çmimet në hotelieri në mars ishin më të larta se në shkurt në RMV
Shtrati i lumit Drini i Zi në Strugë, pjesa e rregulluar në qendër të qytetit: Fotografuar nga Sh.A/Portalb.mk 17.11.2023

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024, është rritur për 0.2 %, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet ushqim për 0.3 % dhe pije alkoolike për 0.1 %.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.0 %.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 6.2 %, dhe krahasuar me dhjetorin 2023 është rritur për 0.7 %.

Detaje më të hollësishme gjenden KËTU.