Arsovska: Pse ministrja e Kulturës nuk e ka paraqitur zjarrin në Sallën Universale nëse thotë se e ka kuptuar para orës 9 të mëngjesit

Një javë pas zjarrit që përfshiu Sallën Universale në Shkup, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska sot në konferencë për media kërkoi përgjigje se pse, ministrja e Kulturës nuk e ka paraqitur zjarrin, nëse është informuar për të para orës 9. Këtë pyetje ajo e ka bazuar në deklaratën që dha në mëngjes ministrja […]

Arsovska: Pse ministrja e Kulturës nuk e ka paraqitur zjarrin në Sallën Universale nëse thotë se e ka kuptuar para orës 9 të mëngjesit
Salla Universale, Foto: Portalb.mk

Një javë pas zjarrit që përfshiu Sallën Universale në Shkup, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska sot në konferencë për media kërkoi përgjigje se pse, ministrja e Kulturës nuk e ka paraqitur zjarrin, nëse është informuar për të para orës 9. Këtë pyetje ajo e ka bazuar në deklaratën që dha në mëngjes ministrja e Kulturës Bisera Kostadonovska – Stojçevska para Sallës Universale, transmeton Portalb.mk.

“Ministrja deklaron se ka marrë vesh për zjarrin para orës 9 dhe se objekti është i siguruar. Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit informoi se, zjarri është paraqitur nga një kalimtar i rastit në orën 9:50, ndërsa brigada për pesë minuta, përkatësisht në orën 9:55 ka mbërritur në vend dhe ka filluar shuarjen e zjarrit me nëntë automjete dhe 24 zjarrfikës. Pse, nëse ministrja ka marrë vesh për zjarrin para orës 9, nuk e ka paraqitur të njëjtin?”, tha Arsovska.

Ajo parashtroi dilemë edhe rreth deklaratës që dha pas djegies së sallës Lazar Arsovski pronari i kompanisë “Universal Balkan” e cila punon në rikonstruimin e sallës. Ai pat deklaruar se, dy punëtor dhe një inxhinier të cilët ishin në sallë në momentin e shpërthimit të zjarrit, kanë provuar ta shuajnë atë me aparat kundër zjarrit, por nuk kanë arritur.

“Nëse punëtorët dhe inxhinierja e kompanisë “Universal Ballkan” kanë tentuar të shuajnë zjarrin dhe pasi nuk e kanë lokalizuar dhe kanë lejuar të përhapet, pse nuk e kanë paraqitur dhe nuk kanë kërkuar ndihmë nga brigada e zjarrfikësve Shkup, ku shumë më vonë në orën 9:50 është paraqitur nga ana e një kalimtari të rastit”, pyeti Arsovska.

Zjarri kaploi Sallën Universale në Shkup më 9 prill. Kupola që u vendos pikërisht dy javët paraprake u dogj. Nuk ka viktima apo të lënduar. Prokuroria Themelore Publike Shkup më 10 prill  filloi hetimin për zjarrin në sallën Universale në Shkup