Cvejoska Çollakovska: Shekulli 21 është shekulli i sëmundjeve alergjike, autoimune dhe malinje

Ngrohja globale dhe ndotja e ajrit janë një nga arsyet kryesore pse po rritet numri i rasteve të fëmijëve me sëmundje alergjike, të cilët kërkojnë ndihmë nga Klinika për sëmundje të fëmijëve. Siç informoi sot në një konferencë për shtyp, drejtoresha Valentina Cvejoska Çollakovska, dominojnë riniti alergjik, rinokonjuktiviti, por edhe laringiti dhe bronko-obstruksionet, transmeton Portalb.mk. […]

Cvejoska Çollakovska: Shekulli 21 është shekulli i sëmundjeve alergjike, autoimune dhe malinje
Drejtori ekonomik i Klinikës së Fëmijëve Arkin Jahiji dhe drejtoresha mjekësore Valentina Cvejoska Çollakovska. Foto: Meta.mk

Ngrohja globale dhe ndotja e ajrit janë një nga arsyet kryesore pse po rritet numri i rasteve të fëmijëve me sëmundje alergjike, të cilët kërkojnë ndihmë nga Klinika për sëmundje të fëmijëve. Siç informoi sot në një konferencë për shtyp, drejtoresha Valentina Cvejoska Çollakovska, dominojnë riniti alergjik, rinokonjuktiviti, por edhe laringiti dhe bronko-obstruksionet, transmeton Portalb.mk.

Sëmundjet alergjike, sëmundjet autoimune si dhe sëmundjet malinje janë sëmundje të këtij shekulli, pasi sipas drejtoreshës të gjitha ato sulmojnë imunitetin.

“Ngrohja globale bën që pemët dhe bari të lulëzojnë më herët, dhe mbi të, ato lulëzojnë më gjatë. Dikur dihej, ne maj dhe qershor kishim alergji dhe ja ku mbaruam dhe tani lulëzojnë edhe në gusht. Fëmijët sulmohen vazhdimisht nga alergjenët dhe zhvillojnë astmë alergjike, konjuktivit. Polen ka pasur shekuj më parë, por ne nuk kemi pasur shifra të tilla. Problemi është i theksuar edhe në nivel botëror, për shkak të ngrohjes globale, ndotjes globale. Shekulli 21 do të jetë shekulli i çrregullimeve alergjike, sëmundjeve malinje dhe autoimune. Të tre grupet e sëmundjeve na sulmojnë imunitetin”, thotë drejtoresha.

Shkaktarët e sëmundjeve alergjike, siç shton ajo, janë ushqimi dhe pijet. Trajtimi i fëmijëve në këtë Klinikë është kryesisht ambulator, por ka edhe fëmijë me laringit të përsëritur, astmë, të cilët kërkojnë edhe trajtim spitalor.

Në Klinikë trajtohen fëmijët me infeksione respiratore. Gripi ishte aktual në muajt e parë të këtij viti.

“Për sa i përket kollës së keqe, rastet e fundit sporadike i kemi pasur në vitin 2018. Por sipas Institutit të Shëndetit Publik kemi 410 pacientë me kollë të keqe. Ne rrallë e vërtetojmë Covid-in, ai hyri në grupin e raporteve që përfshin gripin dhe gjendjet e ngjashme me gripin. Ka rënë ndjeshëm mbulimi me vaksinimin e rregullt të kollës së keqe, por falë masave të marra është rritur mbulimi dhe jemi të kënaqur me mënyrën se si po ecën procesi i vaksinimit. Në klinikën tonë ka kohë që nuk kemi fëmijë të shtruar me kollë të keqe”, informoi Çollakovska.

Çollakovska në konferencën për shtyp foli edhe për pacientët me fibrozë cistike, duke informuar se ka përfunduar procedura për blerjen e ilaçit Trikafta, e cila është bërë përmes prokurimit publik.

“Në këtë proces janë përfshirë Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimit Shëndetësor, Byroja e Prokurimit Publik dhe Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve. Tashmë të gjithë pacientët mbi 12 vjeç, të cilët janë të përshtatshëm për terapi moduluese, gjatë këtij muaji do ta marrin medikamentin Trikafta”, bën me dije drejtoresha.

Klinika për sëmundje të fëmijëve ka 350 të punësuar, por ky numër luhatet. Nga të gjitha profilet ka persona që dalin në pension, infermierë, mjekë, administratë. Drejtoresha theksoi se kanë mungesë të infermierëve.