Ky është deputeti i koalicionit LVV—Guxo që do të tërhiqet së shpejti nga politika

Subjekti politik ‘Lista Guxo”, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga pesë deputetë, por së shpejti do të mbetën me katër deputet. Pasi njëri nga deputetët e këtij subjekti ka paralajmëruar dorëheqjen nga politika. Bëhet fjalë për Ekrem Mustafën. Musatafa në një prononcim për Front Online ka njoftuar […]

Ky është deputeti i koalicionit LVV—Guxo që do të tërhiqet së shpejti nga politika
ky-eshte-deputeti-i-koalicionit-lvv—guxo-qe-do-te-terhiqet-se-shpejti-nga-politika

ky-eshte-deputeti-i-koalicionit-lvv—guxo-qe-do-te-terhiqet-se-shpejti-nga-politika

Subjekti politik ‘Lista Guxo”, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga pesë deputetë, por së shpejti do të mbetën me katër deputet.

Pasi njëri nga deputetët e këtij subjekti ka paralajmëruar dorëheqjen nga politika.

Bëhet fjalë për Ekrem Mustafën.

Musatafa në një prononcim për Front Online ka njoftuar se së shpejti do t’i ndajë rrugët me politikën.

Ai deklaroi se në asnjë parti nuk do të bëjë pjesë më.

 “Se kam ndërmend me u merr me politikë hiç më. Nuk kandidojë më me asnjë parti politike”, u shpreh Mustafa për FrontOnline.

VV e Lista Guxo kishin lidhur koalicio para zgjedhjeve të vitit 2021.

Më 14 shkurt të vitit të kaluar kishin arritur t’i fitonin zgjedhjet me mbi 50%, derisa Kurti u zgjodh kryeministër, derisa Vjosa Osmani presidente e Kosovës.