Osmani në Itali takohet me Clintonin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali. E para e shtetit ka bërë të ditur se gjatë këtij samiti është takuar me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton dhe ambasadoren Melanne Verveer. “Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global […]
![Osmani në Itali takohet me Clintonin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657524-osmani-ne-itali-takohet-me-clintonin-kosova-do-te-qendroje-gjithnje-ne-krah-te-aleateve.jpg)
![osmani-ne-itali-takohet-me-clintonin:-kosova-do-te-qendroje-gjithnje-ne-krah-te-aleateve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657524-osmani-ne-itali-takohet-me-clintonin-kosova-do-te-qendroje-gjithnje-ne-krah-te-aleateve.jpg)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali.
E para e shtetit ka bërë të ditur se gjatë këtij samiti është takuar me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton dhe ambasadoren Melanne Verveer.
“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, shkroi Osmani.
Më tej, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.