Ish-presidenti slloven, Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një interviste RTV Slovenia, ai ka thënë se është i gatshëm për këtë detyrë. “Kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni dhe kjo do të thotë shumë për mua. Jam duke […]

Ish-presidenti slloven, Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun
ish-presidenti-slloven,-pahor:-jam-duke-u-pergatitur-per-ta-udhehequr-dialogun

ish-presidenti-slloven,-pahor:-jam-duke-u-pergatitur-per-ta-udhehequr-dialogun

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një interviste RTV Slovenia, ai ka thënë se është i gatshëm për këtë detyrë.

“Kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni dhe kjo do të thotë shumë për mua. Jam duke u përgatitur me shumë kujdes dhe përgjegjësi. Dhe ndoshta këtë javë kandidatura ime do të dorëzohet në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje”, deklaroi Pahor.

“Sllovenia, ashtu sikurse unë, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, shtoi ish-presidenti slloven.