RMV, është propozuar paraburgim për të dyshuarin për vrasje të dyfishtë në Stajkovcë

Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktim të masës paraburgim për një person të dyshuar se ka kryer vepra penale “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç informoi sot Prokurpria Publike, kundër personit filloi procedurë hetuese pasi […]

RMV, është propozuar paraburgim për të dyshuarin për vrasje të dyfishtë në Stajkovcë
prokuroria

Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktim të masës paraburgim për një person të dyshuar se ka kryer vepra penale “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Siç informoi sot Prokurpria Publike, kundër personit filloi procedurë hetuese pasi që më 14 maj të vitit 2024, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në shtëpinë familjare në Stajkovcë, ai qëlimisht i privoi nga jeta vëllanë dhe kunatën e tij.

I dyshuari, siç thuhet në kumtesë, fillimisht e ka sulmuar kunatën, duke e goditur disa herë në kokë me shufër metalike, ndërsa pastaj e ka takuar edhe vëllain të cilit gjithashtu i ka shkaktuar lëndime vdjekje prurëse.

“Pas ngjarjes, i dyshuari është hospitalizuar. Për shkak se me përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore ekziston rreziku që ai të arratiset, prokurori publik vlerësoi se masa paraburgim është e domosdoshme për zhvillim të pandërprerë të hetimit, madje deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për caktim të një mase të tillë”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria Publike.