Gërvalla bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj. Gërvalla i ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat, ata që flasin gjuhë të ndryshme të huaja e ata që duan t’i bashkëngjiten diplomacisë së Kosovës që […]

Gërvalla bën ftesë për aplikim për diplomatë të rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju
gervalla-ben-ftese-per-aplikim-per-diplomate-te-rinj:-kosova-dhe-diplomacia-ka-nevoje-per-ju

gervalla-ben-ftese-per-aplikim-per-diplomate-te-rinj:-kosova-dhe-diplomacia-ka-nevoje-per-ju

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj.

Gërvalla i ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat, ata që flasin gjuhë të ndryshme të huaja e ata që duan t’i bashkëngjiten diplomacisë së Kosovës që të aplikojnë sa më parë.

“Nuk ka rëndësi a ndodheni në Kosovë apo në mërgatë, i rëndësishëm është vullneti i juaj, i rëndësishëm është profesionalizmi juaj, me qëllim që së bashku t’i çojmë sa më lartë interesat e Kosovës përmes një diplomacie cilësore dhe profesionale”, tha Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Gërvalla tha se Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë, duke i ftuar që të gjithë ata që duan të aplikojnë duke klikuar KËTU.