Nushi: S’na duhet asgjë anëtarësimi në KiE nëse ka instalim të “Zajdenicës”

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se është në dorë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të vendosë a do ta shkëmbejë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) me instalimin e “Zajdenicës”. Në emisionin “FIVE”, Nushi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po mundohet të bëjë lajthitje ndaj qytetarëve se Asociacioni […]

Nushi: S’na duhet asgjë anëtarësimi në KiE nëse ka instalim të “Zajdenicës”
nushi:-s’na-duhet-asgje-anetaresimi-ne-kie-nese-ka-instalim-te-“zajdenices”

nushi:-s’na-duhet-asgje-anetaresimi-ne-kie-nese-ka-instalim-te-“zajdenices”

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se është në dorë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të vendosë a do ta shkëmbejë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) me instalimin e “Zajdenicës”.

Në emisionin “FIVE”, Nushi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po mundohet të bëjë lajthitje ndaj qytetarëve se Asociacioni nuk do jetë kusht për anëtarësim në KiE, duke theksuar se me kohën do të kërkohet që Asociacioni të jetë kusht, pasi siç thotë ai, “kjo është nënshkruar nga vetë Kurti në letrën e zotimeve për anëtarësim në KiE”.

Ai e konsideron se njëjtë është bërë edhe me tokat e Manastirit të Deçanit.

“Ka një qëllim të Qeverisë së Kosovës për të na vënë në lajthitje. A ia vlen me u bo KiE që me defunksionalizu shtetin, kemi duruar pa Këshillin e Evropës kaq vite, nuk na duhet asgjë KiE nëse ka instalim të Zajdenicës në Kosovë. I kemi një muaj ditë kohë, Kurti nuk ka zgjedhje tjetër, nuk po i ofrojnë rrugëdalje tjetër, ka nënshkruar letrën e zotimeve për anëtarësim në KiE, është në dorën e Kurtit të vendosë a të shkëmbejë Zajdenicën me KiE”, ka deklaruar Nushi.