Kacarskës i përfundon mandati si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, sot zgjidhet pasardhësi i saj

Gjykata Kushtetuese zgjedh sot kryetarin e ri pasi kryetares aktuale Dobrilla Kacarskës i mbaron mandati trevjeçar, transmeton Portalb.mk. Për postin e kreut të këtij institucioni konkurrojnë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq-Anastasovska dhe Ana Pavlovska-Daneva. Që të zgjidhet kryetari i ri duhet pas tij të rreshtohen […]

Kacarskës i përfundon mandati si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, sot zgjidhet pasardhësi i saj
Dobrilla Kacarska, gjykatëse e krimit të organizuar pranë Gjykatës Themelore Penale, Shkup, RMV. Foto nga Teuta Buçi/Portalb.mk

Gjykata Kushtetuese zgjedh sot kryetarin e ri pasi kryetares aktuale Dobrilla Kacarskës i mbaron mandati trevjeçar, transmeton Portalb.mk.

Për postin e kreut të këtij institucioni konkurrojnë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq-Anastasovska dhe Ana Pavlovska-Daneva.

Që të zgjidhet kryetari i ri duhet pas tij të rreshtohen së paku gjashtë gjyqtarë, kështu që këtu do të jetë e nevojshme edhe përkrahja e Naser Ajdarit, Osman Kadriut, Darko Kostadinovskit, Fatmir Skënderit.

Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media dje (29.05.2024), prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërcënimet që u bënë drejtuar asaj në periudhën e kaluar.

“Prej disa vitesh kam marrë kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht. Por nuk kam raportuar kurrë më parë sepse kam menduar se këto janë raste të izoluara. Nuk doja të ngarkoja publikun apo forcat e rendit”, tha Kacarska.