RMV, nuk pati rritje të madhe të çmimeve te produktet industriale vendore

Në Maqedoninë e Veriut në muajin mars është regjistruar rritje e çmimeve për 1 % në krahasim me marsin e kaluar dhe 0.1 % në krahasim me muajin shkurt te prodhimet industriale në tregun vendor, transmeton Portalb.mk. “Në muajin mars të vitit 2024, krahasuar me muajin mars të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve […]

RMV, nuk pati rritje të madhe të çmimeve te produktet industriale vendore
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut në muajin mars është regjistruar rritje e çmimeve për 1 % në krahasim me marsin e kaluar dhe 0.1 % në krahasim me muajin shkurt te prodhimet industriale në tregun vendor, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin mars të vitit 2024, krahasuar me muajin mars të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 0.2 %, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.8 % dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin shkurt, ulje më e madhe e çmimeve është regjistruar te prodhimi i drurit dhe prodhimeve të drurit (2 %). Ulje më e madhe, krahasuar me marsin e kaluar, është regjistruar te prodhimi indermediar (29.5 %), ndërsa rritja te prodhimi i produkteve të duhanit (35 %).